Arsenali futet në garë për Camavingan, në lojë edhe Manchester United NULL NULL 21.04.2026 15:50 21.04.2026 15:50 Arsenal ka shfaqur interes konkret për mesfushorin e Real Madrid, Eduardo Camavinga, i cili mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror. Sipas raportimeve, “Topçinjtë” po monitorojnë nga afër situatën e francezit dhe janë të gatshëm të hyjnë në negociata, nëse lojtari vendos të ndryshojë ambient. Vlera e transferimit të Camavinga-s pritet të jetë rreth 55 milionë euro, një shumë që konsiderohet e përballueshme për një lojtar të profilit të tij dhe potencialit të madh që zotëron. Megjithatë, Arsenali nuk është i vetëm në këtë garë. Edhe Manchester United po ndjek me interes zhvillimet dhe mund të rivalizojë për firmën e mesfushorit francez. E ardhmja e Camavingas mbetet e hapur, ndërsa vera pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme për një nga talentët më të spikatur në futbollin evropian. /Klankosova.tv