Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsenal e sfidon Manchester Unitedin në rundin e tretë të FA Cup

NULL NULL
12.01.2025 10:00

E diela do të jetë e mbushur plot me adrenalinë sportive.

Para “El Clasicos” si nxehje për futbolldashësit do të jetë ballafaqimi mes Arsenalit dhe Manchester Unitedm e cila zhvillohet në kuadër të rundit të tretë të FA Cup.

“Topçinjtë” dhe “Djajtë e kuq” do të luajnë në “Emirates Stadium” me fillim nga ora 16:00, njofton Klankosova.tv

Deri më tani në këtë garë, këto dy skuadra janë takuar mes vete 16 herë.

Tetë herë ka triumfuar United, gjashtë herë Arsenali dhe dy lojë kanë përfunduar me barazim.

Mbetet të shihet se cila nga këto dy skuadra, ajo e Ruben Amorim apo e Mikel Artetas do të triumfojë në këtë përballje.

Arsenal – Manchester United, transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më të madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

lajme të ngjashme