Arritja historike e hendbollisteve të Kosovës (VIDEO) NULL NULL nga Naim Selmani 06.11.2022 12:19 nga Naim Selmani 06.11.2022 12:19 Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave për herë të parë e ka siguruar fazën e dytë kualifikuese për kampionatin botëror. Ndonëse vashat kosovare në takimin e dytë që u zhvillua në Istog pësuan disfatë 28:29 nga Ishujt Faroe ato i kualifikoi epërsia në fitoren e takimit të parë transmeton klankosova.tv. Në rrugën drejt kësaj arritje vashat kosovare partin edhe përkrahje të madhe nga shikuesit që e kishin mbushur palestrën. Prandaj edhe festa pas ndeshjes ishte e madhe. Teksa përzgjedhësi Agron Shabani mbeti pothuajse pa zë pas përfundimit të takimit dhe kalimit të Kosovës në fazën e dytë kualifikuese për botëror.