Arrihet pajtueshmëria për orarin e ri të furnizimit me mallra në kryeqytet NULL NULL 01.11.2023 08:54 01.11.2023 08:54 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se ka arritur pajtueshmëri me Komunën e Prishtinës për orarin e qarkullimit të furnitorëve në kryeqytet. Bëhet fjalë për dy orare sipas të cilave mund të furnizohen bizneset me mallra, transmeton KlanKosova.tv. Dhoma e Tregtisë njofton se orari i ri do të jetë: Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 10:00 deri në orën 15:00; Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 18:00 deri në orën 07:00; Ndërsa, deri në atë kohë bëhet e ditur se nuk do të ketë ndalesa për furnitorët.