Arrihet marrëveshja përfundimare, Pierre Kalulu do t’i bashkohet Juventusit NULL NULL 20.08.2024 10:05 20.08.2024 10:05 Pierre Kalulu Është realizuar marrëveshja përfundimtare, që qendërmbrojtësi i Milanit Pierre Kalulu, t’i bashkohet Juventusit si huazim me opsion blerje. Kjo u konfirmua nga gazetari italian Fabrizio Romano, i cili ka dhënë edhe detaje rreth marrëveshjes. “Marrëveshja u arrit pas shumë bisedimeve. Tarifa e kredisë do të jetë 3/4 milionë euro huazim plus 14 milionë me opsionin blerje, por jo e detyrueshme”, shkroi ai në X (ish-Twitter). “Do të jenë edhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Gjithashtu Milani do ta mbajë 10 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme”, shtoi Romano, përcjell Klankosova.tv.