Arrestohet shtetasi i huaj, dyshohet se vodhi një trotinet elektrik NULL NULL 28.08.2025 08:50 28.08.2025 08:50 Një shtetas i huaj është arrestuar të mërkurën në Gjakovë nën dyshimet për vjedhje të rëndë. Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai dyshohet se më 24 gusht kishte vjedhur një trotinet elektrik. “Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më 27.08.2025 është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj për shkak se i njëjti dyshohet se më 24.08.2025 kishte vjedhur një trotinet elektrik nga viktima mashkull kosovar”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.