Arrestohet pasi kishte të veshur një uniformë me emblema të Serbisë NULL NULL 19.05.2024 08:42 19.05.2024 08:42 Foto ilustruese Një person është arrestuar në fshatin Tresavë të Leposaviqit pasi gjatë ditës sëe djeshme pati të veshur uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë. Në raportin 24-orësh thuhet se lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv