Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me armë zjarri NULL NULL 23.12.2024 09:02 23.12.2024 09:02 Foto ilustruese e gjuajtjes me armë zjarri. Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri. Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një revole që dyshohet se është përdorur në rast. “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një revole që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.