Arrestohet një person në Kamenicë, e rrahu një familjare të tij NULL NULL 24.08.2025 10:15 24.08.2025 10:15 Është arrestuar një person në Kamenicë, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht një familjare të tij. Policia po e trajton rastin si dhunë në familje dhe përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima nuk ka pranuar ndihmë mjekësore. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar ndihmë mjekësore”. “Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet tutje në raport./Klankosova.tv