Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person në Kamenicë, dyshohet se i vuri zjarrin punëtorisë së babait

NULL NULL
28.06.2026 09:28

Një person është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin se i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij dhe ka tentuar t’i vërë flakën edhe punëtorisë së një personi tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:40.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas konsultimit me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

“Kamenicë / 27.06.2026 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti i kishte vënë zjarrin punëtorisë së babit të tij si dhe kishte tentuar ti vejë zjarrin punëtorisë së ankuesit m/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

lajme të ngjashme