Arrestohet një person i kërkuar në Gjilan NULL NULL 12.02.2024 08:28 12.02.2024 08:28 Foto ilustruese Një person me iniciale S.D., është arrestuar në Gjilan. Sipas policisë, i dyshuari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy vite e gjashtë muaj për veprën penale ‘’Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.