Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit NULL NULL 12.08.2025 09:44 12.08.2025 09:44 Enver Bajraktari Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e cila ndodhi ditë më parë në Baicë të Lipjanit. I dyshuari T.K ra në prangat e policisë pas një angazhimi intensiv hetimor, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë. Kështu deklaroi për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. “Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, deklaroi ajo. Kjo ngjarje kishte tronditur Kosovën. Trupi i pajetë i viktimës, Enver Bajraktarit, ishte gjetur i varrosur në një arë të misrit. Deri më tani ende janë të paqarta motivet të kësaj ngjarje makabre./ Klankosova.tv. Detaje ekskluzive nga rasti i rëndë në Lipjan: Enver Bajraktari u gjet i vdekur dhe i varrosur