Arrestohet një djalë në Gjakovë, ushtroi dhunë psiqike ndaj nënës së tij NULL NULL 21.09.2024 13:04 21.09.2024 13:04 Arrestimi: Foto ilustruese. Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij. Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Viktima femër kosovare, ka lajmëruar se i dyshuari mashkull kosovar-djali, i kishte shkaktuar dhunë psikike”. “Viktima ka refuzuar strehimin dhe është kthyer në shtëpinë e saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.