Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet i dyshuari për një vjedhje në fshatin Sopijë të Suharekës më 29 mars

NULL NULL
07.04.2024 15:23
Armë zjarri, Policia e Kosovës
Armë zjarri, Policia e Kosovës; Foto arkiv: Policia e Kosovës

Një person është arrestuar sot në Suharekë pasi dyshohet për një vjedhje në fshatin Sopijë të Suharekës më 29 mars të këtij viti.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se A.G. kishte vjedhur stoli ari, një laptop, një pushkë gjuetie “Sterger”, si dhe 35 cop fishek.

Policia ka hetuar në shtëpinë e të dyshuar dhe në cilësinë e provave materiale ka arritur që të gjejëq dhe të sekuestrojë dy armë të shkurta.

“I njëjti është  intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te stacionit policor në Suharekë”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme