Arrestohet e më pas lirohet kosovari që u kap me kokainë në Prishtinë NULL NULL 02.03.2025 09:51 02.03.2025 09:51 Një mashkull kosovar është arrestuar në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, pas një kontrolli ku i janë gjetur dhe sekuestruar 5.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke siguruar substancën për analizë dhe duke kryer procedurat e zakonshme, transmeton klankosoav.tv. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore. Autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. ”Rr. Bill Klinton, Prishtinë 01.03.2025 – 05:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar 5.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.