Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen tre shtetas të Çekisë, kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

NULL NULL
07.08.2024 10:35

Tre shtetas të Çekisë janë arrestuar në Zubin Potok pasi që të njëjtit dyshohet se me veturë kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.

Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë deportuar nga policia në Bërnjak, përcjell Klankosova.tv.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Çekisë, pasi që dyshohet se me veturë kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë deportuar nga PKK Bërnjak”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme