Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arifi: Osmani e ka bazamentin e votave që e dërgoi në VV, tash mund t’i rikthejë (VIDEO)

NULL NULL
16.05.2026 18:42

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka deklaruar se kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, mund të tërheqë një pjesë të votuesve nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në emisionin “Info Magazine”, Arifi tha se Osmani ka një bazament votash që dikur e kishte orientuar drejt VV-së dhe se ato vota mund të rikthehen deri më 7 qershor, kur edhe mbahen zgjedhjet.

“Edhe pse ka pak kohë, është e vërtetë që koha mund të jetë element jo i favorshëm për këtë dyshe, (Osmani-Abdixhiku) por sidoqoftë mund të ketë një përqindje të zbehjes së fuqisë së VV-së në këtë rast, sepse Vjosa Osmani e ka një bazament të votave që e ka dërguar në VV dhe tash mund t’i rikthejë, varësisht prej momentumeve që mund të ndërtohen deri më 7 qershor”, tha Arifi. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme