Ariana Grande femra më e ndjekur në Instagram NULL NULL 27.02.2019 07:56 27.02.2019 07:56 Selena Gomez nuk është më femra më e ndjekur në Instagram, pasi ia ka zënë vendin një tjetër këngëtare. Dhe është zyrtarisht Ariana Grande! Kjo e fundit ka 146.258.213 ndjekës ndërsa Gomez 146.257.849, pra mbi 300 profile më shumë që e ndjekin. Gomez ishte më e ndjekura në rrjetin social deri në fund të tetorit të kaluar, kur Cristiano Ronaldo i mori fronin. Futbollisti portugez është ende një nga personat më të ndjekur në Instagram, me 155 milionë ndjekës. Profili i Ariana-s është rritur me 13 milionë ndjekës që nga muaji tetor dhe kjo lidhet me suksesin e albumit “Thank U, Next”. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, duke postuar shpesh detaje nga jeta e saj private. klankosova.tv