Apple iOS 9, i frikëson reklamuesit NULL NULL 11.06.2015 16:00 11.06.2015 16:00 Në sistemin e ri operativ të Apple, iOS 9, do t’i bllokojë reklamat. Shfletuesi i saj Safari, do t’i ketë të bllokuara të gjitha reklamat që shfaqen kur hapni një faqe në internet. Ndryshimi në iOS 9, do të vijë me paketën e re që Apple do të lansojë në shtator. Ky ndryshim në sistem operativ, nuk mund t’i ndalojë reklamat në aplikacionet e apele, por në aplikacionin e telefonit për kërkime në internet në Safari. Ky bllokim është bërë që të ju japë qasje më të lehtë përdoruesve, duke i mënjanuar reklamat që ju pengojnë gjatë kërkimit.