Anulohet dasma, fton 170 të pastrehë NULL NULL 17.07.2017 11:00 17.07.2017 11:00 Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , anuloi dasmën 23 mijë dollarëshe në minutën e fundit, andaj ajo vendosi që t’i thërrasë 170 të pastrehë në banketin e saj. Sarah Cummins, 25 vjeçare, e kishte rezervuar lokalin luksoz, Ritz Charles në Carmel, Indiana. Megjithatë, ajo e kishte anuluar dasmën, pa dhënë ndonjë arsye publikisht. Sidoqoftë, Sarah e kishte pranuar se ndjehej vërtetë e dëshpëruar. Pasi që paratë e dasmës nuk do t’i ktheheshin, i gjithë ushqimi dhe dekorimi nuk shkoi poshtë. Kjo pasi që, Sarah kontaktoi me strehimoret në atë zonë duke i ftuar që të vijnë, dhe rreth 170 persona të pastrehë zunë vendet në këtë lokal luksoz dhe u gostitën këtë të shtunë. Me këtë gjest u shpreh i kënaqur edhe Logan Araujo, i cili kishte mundur të ishte dhëndri po që se Sara nuk do ta anulonte dasmën.