Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ankesat për kanalizim, mbeturina e ndriçim në Podujevë, drejtori i Shërbimeve Publike përgjigjet (VIDEO)

NULL NULL
15.06.2026 14:28

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Podujevë, Bahri Selimi në emisionin “Fol me Arin”, iu është përgjigjur ankesave të qytetarëve.

Disa prej këtyre ankesave kishin të bëjnë me rrjetin e kanalizimit në disa zona të komunës, për çka drejtori tha se problem janë gypat e vjetruar, transmeton Klankosova.tv.

“Për këtë vit janë të planifikuara 60 mijë euro për rregullimin e këtyre problemeve”, tha Selimi.

Telash tjetër, sipas qytetarëve, është edhe mungesa e ndriçimit publik.

Pavarësisht se Selimi thotë që Podujeva është komuna me më së shumti zgjerim të rrjetit të ndriçimit publik, ka zona që i njëjti iu mungon.

Pos tjerash, u diskutua edhe për menaxhimin e mbeturinave, ndërsa për të dëgjuar më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme