Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ankesa e sindikalistëve: Zjarrfikësit, në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

NULL NULL
04.05.2026 20:24

E hëna ishte Dita Botërore e tyre, por as sivjet festë nuk patën. Zjarrfikësit e Kosovës nuk e shënuan këtë 4 maj, pasi thonë se i gjeti me shumë mangësi.

Telashet nuk sosën për ta, pasi thonë se nuk kanë akoma as status të definuar.

“Nuk jemi as shërbyes civil, as punonjës publik. Aktet themeluese i kemi me shërbimin civil, ashtu trajtohemi, me kondita të shërbimit civil. Edhe këtu i kemi, është ai problemi i cili është krijuar një dualizëm i pushtetit lokal dhe nivelit qendror. Pagat i marrim në komunë, jemi staf i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Muharrem Beka,  kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve.

Në fakt, ankesat e tyre datojnë qysh moti, e të cilat janë bërë të ditura në vazhdimësi nga shuarësit e flakëve.

Brigadat e zjarrfikësve anë e kënd Kosovës, u tha se vazhdojnë kanë mungesë stafi pasi shkaku i moshës shumë nga ta janë pensionuar e nuk janë zëvendësuar.

E pavarësisht premtimeve që morën, njësoj sikur për makineritë e vjetërsuara,  por që për asnjëra nga to nuk u realizuan.

lajme të ngjashme