Anëtari i “Alpin Prishtina”: Gjatë qëndrimit në kamp veror, fëmijët kanë mbledh edhe çaj mali (VIDEO) NULL NULL 30.07.2022 15:23 30.07.2022 15:23 Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime” me Mirjeta Morina, u diskutua për kampet verore dhe benefitet e tyre. Përveç mësues së gjeografisë, Lumnije Kadriu, i ftuar ishte edhe Kristian Gashi, nga klubi “Alpin Prishtina”. Gashi, tregoi se Kosova si natyrë ka mjaftueshëm, por si vende ka pak. “Prishtina, ka qendrën rekreative në Gërmi, që ofron kushte jo adekuate, por deri diku për të zhvilluar aktivitete me fëmijë, ndërsa në qytete tjera ka pak si infrastrukturë, por, natyrë ka mjaftë, sepse Kosova ka vende ku mund të zhvillohen aktivitete të tilla”. Anëtari i klubit “Alpin Prishtina” njoftoi se ekzistojnë tri lloj aktivitete, një ditor, dy ditor dhe tre ditor, në të cilat zhvillohet një program gjithëpërfshirës, sepse mund të zgjatësin një javë, dy apo gjerë në një muaj. “Veç për mbijetesa në natyrë, do duhej të mbahej një kamp, kështu që ne asnjëherë nuk arrijmë me i njoftu për të gjitha informacionet”. Gashi, theksoi se një gjë bazike që fëmijët kanë mësuar përgjatë kampit të fundit, është mbledhja e çajit të malit. “Aty i kam shpjeguar se si bëhet vjelja e çajit, cili është regjioni, çfarë të bëjnë me të, si ta thajnë, në hije apo në rreze dielli, dhe si ta ruajnë, ku përgjatë qëndrimit në kamp, ata kanë siguruar çaj për gjithë dimrin”, u shpreh Gashi.