Anderson publikon listën e Dardaneve për dy ndeshjet kualifikuese për Euro2025 NULL NULL 24.05.2024 12:19 24.05.2024 12:19 Anderson publikon listën e Dardaneve për dy ndeshjet kualifikuese për Euro2025 Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Anneli Andersen, e ka publikuar listën e Dardaneve, të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet e dyta të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2025. Siç njofton FFK-ja, Dardanet ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Kroacisë, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më 31 maj. Ndeshjen e dytë, Dardanet do ta zhvillojnë në stadiumin “Branko Cavlovic-Cavlek” në Karlovac, më 6 qershor, kundër Kroacisë. Kombëtarja e Kosovës në kualifikimet për Evropianin 2025, bën pjesë në Ligën B, në Grupin B4, së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën. Në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje ndaj Ukrainës dhe Uellsit. /Klankosova.tv