Ambasadorja e ShBA-së në OKB: Sulmet amerikane e kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar një armë bërthamore NULL NULL 24.06.2025 23:23 24.06.2025 23:23 Sulmet amerikane gjatë fundjavës kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar armë bërthamore. Kështu ka thënë ambasadorja e ShBA-së në OKB-së Dorothy Shea, të martën gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit. “Më 21 qershor, një operacion preciz i SHBA-së arriti me sukses objektivin tonë të ngushtë: të degradojë kapacitetin e Iranit për të prodhuar një armë bërthamore,” tha ajo transmeton Klankosova.tv. Shea theksoi se sulmet ishin në përputhje me “të drejtën e natyrshme për vetëmbrojtje kolektive” dhe kishin për qëllim të zbusnin kërcënimin që Irani paraqet për rajonin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.