Ambasadorët e shkarkuar kthehen në fund të muajit (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 08.08.2021 20:14 nga Drin Demiri 08.08.2021 20:14 Fundi i këtij muaji është afati kur 12 ambasadorët e Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës të shkarkuar në maj të këtij viti të kthehen në vend. Ndërkohë zëvendësimi i tyre tashmë është çështje ditësh, njofton Klan Kosova. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në një përgjigje për Klan Kosova, ku thuhet se ky proces do të mbyllet brenda pak ditësh. Në Grupin për Studime Juridike dhe Politike që e kanë përcjellur këtë proces diplomatik, kërkojnë nga ekzekutivi që emërimet e reja të jenë me integritet të lartë profesional dhe të mos jenë të lidhur me parti politike.