Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap Librin e Ngushëllimeve për Fatos Nanon NULL NULL 03.11.2025 09:55 03.11.2025 09:55 Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë ka njoftuar se me rastin e vdekjes nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, do të hapet Libri i ngushëllimeve në ambientet e Ambasadës. Siç thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook, Libri do të jetë i hapur sot dhe nesër, në oraret: 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00, transmeton Klankosova.tv. Nano vdiq të premten, ndërsa është varrosur dje në varrezat e Sharrës, në një ceremoni më private, përkundër homazheve që u bënë nga shumë miq të të ndjerit dhe fytyra të njohura shqiptare. Por nuk munguan as mirënjohja shtetërore. Trupa ushtarake e nderoi ish-kryeministrin Nano me të shtëna armësh. Ish-kryeministri Nano do të prehet në një kënd të veçantë të varrezave të Sharrës, transmeton Klankosova.tv. Varroset Fatos Nano, trupa ushtarake e nderoi me të shtëna armësh