Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë uron Distria Krasniqin për medaljen e artë

NULL NULL
12.01.2021 11:19

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka uruar xhudisten Distria Krasniqi, për “Medaljen e artë” të fituar në Mastersin e Doha-s në Katar.

“Urime Distria Krasniqit të Kosovës, e cila e fitoi me meritë medaljen e artë në Mastersin e xhudos në Doha, Katar”.

Xhudistja kosovare e fitoi medaljen e artë në Mastersin e Dohas, pasi e mposhti japonezën Funa Tonakin në finale të hënën.

Kështu ajo e ka nisur vitin 2021 në mënyrë mbresëlënëse dhe duke mbetur në rrugën e duhur për ta siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

lajme të ngjashme