Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada e Kosovës në Londër, diplomaci luksi në objektin ikonik (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 11.04.2023 20:32

Në vete bartë historinë 150 vjeçare, kryesisht kulturore.

Edhe më të famshëm objektin në Hyde Park të Londrës e bënë fakti se ai për një kohë të gjatë ishte rezidenca e komedianit të ndjerë britanik, Spike Milligan, por që tash do të njihet për diçka tjetër.

Shtëpia kaloi në pronësi të Kosovës, pasi e bleu atë për 7.4 milion euro për të vendosur ambasadën e vet këtu, pasi ta rinovojë, njofton Klan Kosova.

Ndërtesa, blerjen e të cilës e konfirmoi kryeministri, Albin Kurti, ka 500 metra katror.

Ajo ndodhet afër pallatit mbretëror, që po shihet si lokacion ideal për misionin diplomatik kosovar në kryeqendrën britanike.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme