Altin Morina bardhekaltër edhe për një tjetër vit NULL NULL 30.07.2021 13:24 30.07.2021 13:24 Altin Morina do të vazhdojë të jetë pjesë e Klubit të Basketbollit “Rahoveci” edhe për një vit tjetër. Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të klubit në Facebook. “Klubit dhe lojtarit iu deshën shumë pak kohë që të pajtoheshin për bashkëpunim, ndërsa Morina shprehu gatishmërinë që të dhurojë gjithçka nga vetja, vetëm e vetëm që skuadra t’i arrijë objektivat”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.