Altin Dumani zgjidhet kryetar i SPAK-ut NULL NULL 16.12.2022 17:38 16.12.2022 17:38 Altin Dumani është zgjedhur kryetar i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me 5 vota pro të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Shqipëri. Dumani do të jetë në krye të SPAK-ut për 3 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje. Ai zëvendëson në këtë detyrë Arben Krajën. Dy kandidatët e tjerë në këtë garë për kreun e SPAK-ut ishin Edvin Kondili, i cili mori 4 vota dhe Adnan Xholi që mori 1 votë.