Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të NULL NULL 27.06.2025 19:37 27.06.2025 19:37 Foto ilustruese / Getty Images Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Mal të Zi, ka paralajmëruar qytetarët e Ulqinit se për shkak të përqendrimit të rritur të nitriteve, uji i ujësjellësit në këtë komunë aktualisht nuk rekomandohet për t’u pirë, për përgatitjen e ushqimit dhe formulës për foshnje. Një situatë e tillë, siç theksuan nga Instituti, ndodh herë pas here për shkak të ndryshimeve specifike në furnizimin me ujë ose kushteve natyrore, dhe nuk është e pazakontë. “Megjithatë, për të mbrojtur shëndetin – veçanërisht grupet e ndjeshme si fëmijët e vegjël – është e rëndësishme që uji të mos përdoret përkohësisht për konsum, përfshirë gatimin, sepse nitritet nuk hiqen me trajtim termik. Gjithashtu, larja e dhëmbëve, frutave dhe perimeve, si dhe larja e fëmijëve të vegjël me këtë ujë nuk rekomandohet, për shkak të gëlltitjes së mundshme aksidentale”, theksoi IJZ në njoftimin publik, raporton Klankosova.tv. U theksua se shërbimet kompetente janë në terren dhe po marrin të gjitha masat e nevojshme për të normalizuar cilësinë e ujit sa më shpejt të jetë e mundur. Ata thonë se qytetarët do të informohen për të gjitha ndryshimet në kohën e duhur. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Evropa përfshihet nga valët e të nxehtit dhe zjarret, ndërsa temperaturat kalojnë 40°C në disa vende 27/06/2025
Kosova Baraliu: Nëse nuk zbatohet aktgjykimi i Kushtetueses, pasojat janë të pariparueshme 27/06/2025