Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alarm te Interi, Bastoni del i lënduar në derbin ndaj Milanit

NULL NULL
09.03.2026 13:27

Derbi i madh mes Milan dhe Inter nuk solli vetëm humbjen për zikaltërit, por edhe një shqetësim serioz për mbrojtjen e tyre.

Mbrojtësi italian Alessandro Bastoni u detyrua të largohej nga fusha i lënduar gjatë pjesës së dytë të ndeshjes. Episodi ndodhi rreth mesit të fraksionit të dytë, kur Bastoni pësoi një goditje në këmbën e majtë pas një përplasjeje në lojë.

Ai u pa duke çaluar dhe me dhimbje të dukshme, ndërsa stafi mjekësor i Interit hyri menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë. Pas disa minutash trajtimi, mbrojtësi nuk mundi ta vazhdojë takimin dhe u zëvendësua, duke shtuar shqetësimin në pankinën e skuadrës zikaltër.

Deri tani nuk ka një diagnozë zyrtare për gjendjen e tij, por raportet e para flasin për një goditje që pritet të vlerësohet me ekzaminime mjekësore në orët në vazhdim.

Lëndimi i Bastonit mund të jetë një problem serioz për Interin, duke marrë parasysh rëndësinë e tij në repartin defensiv dhe ndeshjet e rëndësishme që presin skuadrën në javët e ardhshme në Serie A./Klankosova.tv

lajme të ngjashme