Alarm për bombë në Gjykatën e Apelit në Tiranë NULL NULL 08.11.2022 12:07 08.11.2022 12:07 Një telefonatë anonime për një bombë në gjykatën e Apelit, ka alarmuar policinë e Tiranës. Policia po verifikon ndërtesat e gjykatave. Forca të shumta policie edhe te SPAK. Te salla operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka ardhur një telefonatë anonime se te Gjykata e Apelit, është vendosur një bombë. Kanë shkuar shërbimet e policisë, kanë kontrolluar dhe deri tani nuk është konstatuar gjë. Telefonuesi ka fikur telefonin dhe po punohet për identifikimin e tij, njofton A2.