Aktorja vdiq në prapaskenë, pak pas shfaqjes NULL NULL 22.10.2022 14:23 22.10.2022 14:23 Aktorja, regjisorja dhe shkrimtarja Josephine Melville ka vdekur në prapaskenë pasi luajti në një shfaqje. Nottingham Playhouse tha se Melville vdiq të enjten pasi luajti në shfaqjen e produksionit “Nine Night”. Ajo thuhet se u trajtua nga mjekët ndihmës dhe një anëtar i audiencës,, por vdiq në vendngjarje. Aktorja luajti në “EastEnders”, “The Bill” dhe “Casualty” së bashku me disa role teatrale. Ajo portretizoi Tessa Parker – të dashurën e Kelvin Carpenter – për tetë episode të “EastEnders” në vitin 1986 dhe në fillim të këtij viti u shfaq në videon për këngën “Brave” të Ella Henderson. Nottingham Playhouse i bëri homazhe aktores dhe e përshkroi atë si një “person të mrekullueshëm dhe të dashur”. Në një deklaratë lokali tha: “Me pikëllim të thellë njoftojmë se mbrëmë aktorja Josephine Melville, ndërroi jetë në prapaskenë në Nottingham Playhouse pas shfaqjes së Nine Night, në të cilën ajo po performonte. Familja e Jozefinës është informuar dhe mendimet dhe ngushëllimet tona të thella janë me ta”. Të gjitha shfaqjet e mbetura të “Nine Night” në këtë vend janë anuluar.