Aksioni i doganës, kapen shampanjat e kontrabanduara (VIDEO) NULL NULL 04.11.2022 20:38 04.11.2022 20:38 Dogana e Kosovës, të premten, ka ndërmarrë një aksion, në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, për konfiskimin e disa shisheve të shampanjave, të cilat kanë origjinë nga Franca. Sasia e tyre, sipas Doganës së Kosovës, ishte rreth 800 sosh, me vlerë afro 60 mijë euro. I gjithë malli u mor dhe u dërgua në depon qendrore të mallrave të konfiskuara në kuadër të Doganës së Kosovës, për procedura tjera vijuese. Ndërsa, pronarët e kësaj depoje edhe pse ishin në vendngjarje, nuk pranuan të flasin për rastin.