Aksidentohet pasi ishte duke iu lutur Perendisë NULL NULL 27.07.2015 11:27 27.07.2015 11:27 Harrojeni lodhjen në veturë, celularin ose alkoolin. Një grua thotë se arsyeja që ajo u aksidentua ishte sepse ajo ishte duke u lutur përgjatë vozitjes. Policia fillimisht besonte se Marilyn Perry, 63, kishte qenë duke përdorur telefonin e saj kur ajo u përplas me Pamela Bechkahm në qendër të Bellevue, Ohio. Por, Perry u tha oficerëve se ajo kishte qenë duke iu lutur Perendisë për të ndihmuar atë me problemet e saj personale që ajo ka në ketë kohë, transmeton Klan Kosova. Zonja Bechkham ka thyer qafën në këtë aksident, dhe bashkëshorti i saj Darl tha se ai nuk e besonte shpjegimin se Perry ishte duke iu lutur Perendisë./Metro.co.uk