Aksidentohen ndërmjet vete, dy vetura të policisë në Prizren NULL NULL 28.09.2024 08:39 28.09.2024 08:39 Policia e Kosovës. Foto ilustruese Një aksident mes dy veturave të Policisë së Kosovës, është regjistruar ditën e premte në Prizren. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, përveç që janë shkaktuar dëme materiale, transmeton Klankosova.tv. “Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave zyrtare të PK-së, në parkingun e DRP Prizren. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara, të lënduar nuk ka. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.