Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidenti mes avionit dhe helikopterit, përplasja e parë komerciale ajrore në ShBA që nga viti 2009

NULL NULL
30.01.2025 08:33
Foto nga CNN
Foto nga CNN

Përplasja e fundit komerciale ajrore në ShBA ishte në shkurt të vitit 2009, kur një fluturim i Continental Airlines që u nis nga Newark, New Jersey, i operuar nga Colgan Air, u përplas me një shtëpi teksa po i afrohej aeroportit në Buffalo, Nju Jork.

Avioni ishte një Bombardier Q400 dhe 49 persona humbën jetën në përplasje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Përplasja më e fundit në shkallë të gjerë të American Airlines ishte në nëntor 2001 pranë Aeroportit Ndërkombëtar John F. Kennedy.

Fluturimi nr 587 i American Airlines, një Airbus A300, u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke vrarë 265 persona.

Fluturimi ishte nisur për në Santo Domingo në Republikën Domenikane dhe u rrëzua në zonën Belle Harbor të Rockaways në lagjen Queens të Nju Jorkut.

Edhe aksidenti i sotëm mes një aeroplani të American Airlines me një helikopter në Uashington DC, konsiderohet si i tillë.

Nuk dihet ende se sa persona kanë mbetur të vdekur, derisa u raportua se 64 persona ishin në bord të aeroplanit, ndërsa tre në helikopter.

Sipas policisë, 18 persona janë gjetur të vdekur, ndërsa ende asnjë i mbijetuar.

lajme të ngjashme