Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident tragjik: Vdesin babë e bijë, bien me veturë në kanal (VIDEO)

NULL NULL
26.04.2026 20:18

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Gocaj në Lezhë, ku dy persona kanë humbur jetën, të identifikuar si Anton Keçi dhe Bora Keçi, babë e bijë.

Të dy viktimat punonin në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe ishin duke u kthyer në shtëpi pas përfundimit të punës, kur makina e tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por automjeti i aksidentuar nuk është konstatuar menjëherë.

Pas disa orësh, një patrullë policie ka identifikuar mjetin e përmbysur në kanal dhe ka njoftuar për ngjarjen tragjike.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për më tepër, ndiqni kronikën në vazhdim:

lajme të ngjashme