Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, humbin jetën babë e bir

NULL NULL
27.12.2021 23:26

Një fëmijë trevjeçar dhe babai i tij humbën jetën gjatë një aksidenti rrugor në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në aksin rrugor Milot-Rrëshen dhe në aksident u përfshinë një automjet tip “Benz” dhe një automjet tjetër tip “Opel”. Si pasojë e përplasjes së fortë, i mituri që udhëtonte në mjetin tip “Opel” ndërroi jetë në vend, ndërkohë që dy prindërit e tij, Shkurt dhe Fabiola Prenga, përkatësisht 33 dhe 26 vjeç, morën plagë të rënda dhe u dërguan në spital.

Por, fatkeqësisht, afro 2 orë pas aksidentit, edhe babai i 3-vjeçarit nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Dëmtime të rënda mori edhe drejtuesi i makinës tjetër, 26-vjeçari Arlind Sulaj, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë shumë e fortë, teksa makina tip Opel, ku gjendej edhe fëmija, është shkatërruar tërësisht. Ndërkohë, makina tjetër, pas përplasjes, është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

Në vendngjarje mbërriti edhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, por nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar i mjetit ‘Benz’./tvklan

lajme të ngjashme