Aksident trafiku në hyrje të Drenasit NULL NULL 05.09.2025 09:29 05.09.2025 09:29 Aksident në Drenas Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të premte në hyrje të Drenasit. Bazuar në fotografitë e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, nga një lexues, në aksident shihet se janë të përfshira së paku dy vetura. Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me Policinë, por deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka marrë asnjë përgjigje.