Aksident në Sallagrazhdë të Suharekës, lëndohen gjashtë persona NULL NULL 23.06.2024 13:43 23.06.2024 13:43 Aksident në Suharekë. Foto nga organizata vullnetare e zjarrfikësve Një aksident ka ndodhur në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoni zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot me date 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale 6 persona kanë marr lëndime trupore”, tha Bytyqi. Ndërkaq, policia është në vendngjarje duke u marr me aksidentin.