Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën polici shqiptar që po kthehej nga puna në shtëpi NULL NULL 16.09.2023 09:07 16.09.2023 09:07 Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut. Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë). Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L., raporton Euronews.al. Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.