Aksident në Klinë, nëntë të lënduar NULL NULL nga Ermir Istrefi 06.04.2024 14:18 nga Ermir Istrefi 06.04.2024 14:18 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv Nëntë persona janë lënduar në Klinë, si pasojë e një aksidenti në mes dy veturave. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai në një përgjigje për Klankosova.tv, tregoi gjithashtu se me rastin po merret njësia e trafikut rajonal.