Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, një i lënduar

NULL NULL
01.09.2025 15:39
Aksident afër rrethit me flamur

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.

lajme të ngjashme