Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident mes tri veturave në Gllarevë, lëndohen tetë persona

NULL NULL
30.04.2026 17:20
Fotografi ilustruese / aksident trafiku

Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në Gllarevë, ku tetë persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal.

“Në Gllarevë rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar tetë persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal. Sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv

lajme të ngjashme