Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, një i lënduar

NULL NULL
18.10.2025 13:56
Foto ilustruese, aksident mes motoçikletës dhe veturës

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, i cili tha se në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.

lajme të ngjashme