Aksident mes dy automjeteve në Gllarevë, prezent autoambulanca dhe policia NULL NULL 08.05.2026 20:37 08.05.2026 20:37 Foto nga vendi i ngjarjes Një aksident mes dy automjeteve, konkretisht një veture dhe një kombi, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gllarevë. Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, në vendin e ngjarjes shihet një autoambulancë, si dhe prezent policia. Nga aksidenti nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Klankosova.tv ka kontaktuar policinë, por deri tani nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare.