Aksident me fatalitet në Shkodër NULL NULL 09.03.2026 22:36 09.03.2026 22:36 Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Shkodër. Mediat shqiptare raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:25 në aksin rrugor Shtoj-Ish Reparti Ushtarak. Sipas Abcnews.al viktima është N.K, i cili duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një muri rrethues. Lidhur me këtë rast tashmë policia ka nisur hetimet.